Trupat amerikane dhe filipinase zhvillojnë manovrat ushtarake kundër terrorizmit

Azia

Trupat amerikane dhe filipinase zhvillojnë manovrat ushtarake kundër terrorizmit

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 20:53
Manovra ushtarake

Ushtarët filipinas dhe ata amerikanë filluan sot një manovër ushtarake kundër terrorizmit, pavarësisht planit të deklaruar të presidentit filipinas, Rodrigo Duterte për të ndaluar të gjitha manorvat ushtarake që përfshijnë dy vendet.

“Seanca e manorva ushtarake, e quajtur ‘Balance Piston’, është planifikuar të vazhdojë deri më 14 dhjetor në qytetin perëndimor të Puerto Princesa”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë, Kolonel Benjamin Hao.

“Kjo ngjarje vjetore është për të provuar aftësitë themelore luftarake të ushtarëve tanë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e dy forcave të armatosura”, tha Hao.

Në shtator, presidenti filipinas, Duterte kishte deklaruar se “do të ndalojë manorvat e përbashkëta ushtarake mes Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij”.

Por, zyrtarët e mbrojtjes me sa duket i kanë shpjeguar atij përfitimin që kanë nga këto manorvat të përbashkëta.

Zyrtarët thanë se “Duterte ka rënë dakord për të mbajtur manorvat ushtarake të planifikuara, por në një shkallë më të vogël”.

“Vetëm 40 ushtarë filipinas do të marrin pjesë në trajnim”, u shpreh Hao, por nuk dha një shifër për numrin e trupave amerikane të përfshira.

“Nuk do të ketë asnjë aktivitet ku armët përdoren me municione të vërteta gjatë manorvave, që do të zgjasin më shumë se tre javë”, tha ai.

“Balance Piston” është grupi i tretë i manorvave ushtarake të mbajtura mes filipinasve dhe amerikanëve që kur Duterte u bë president më 30 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat