Sulm me bombë në qytetin Azez të Sirisë

Azia

Sulm me bombë në qytetin Azez të Sirisë

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 15:10
ilustrim

Së paku një person humbi jetën, ndërsa 11 të tjerë u plagosën gjatë sulmit me bombë që sot ndodhi në qytetin kufitar verior Azez në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i spitalit në Azez, Ali Ibrahim për AA tha se një autobombë shpërtheu në pjesën perëndimore të qytetit që gjendet në provincën e Halepit, gjashtë kilometra nga kufiri siriano-turk.

Gjatë shpërthimit humbi jetën një civil, ndërsa u lënduan së paku 11 persona. Të lënduarit janë dërguar në një spital lokal, ndërsa disa në rrezik për jetën janë transferuar në Turqinë fqinje. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Siria nga marsi i vitit 2011 është në luftë pasi forcat e Asadit me dhunë shtypën protestat antiqeveritare në vend. 

Organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, tashmë prej tre vitesh nuk zhvillojnë aktivitete monitoruese për luftën siriane, ndaj bilanci i saktë i viktimave është i panjohur, por shumica e burimeve pohojnë se kanë humbur jetën afër gjysmë milion persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat