Rusia mohon sulmin mbi shkollën në Siri

Azia

Rusia mohon sulmin mbi shkollën në Siri

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 22:10
Kremlini dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë

Ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se as aeroplanët rusë dhe as ata të qeverisë së Sirisë nuk kanë kryer sulmeve ajrore ndaj një shkolle në Provincën Idlib të Airisë, me ç’rast u vranë 29 veta, në mesin e të cilëve 22 fëmijë.

"Federata Ruse nuk ka të bëjë asgjë me këtë tragjedi të tmerrshme, asgjë të përbashkët me sulmin”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova.

Ajo tha se pohimet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të diplomatëve perëndimorë se Rusia ose Siria kanë kryer më 26 tetor sulme ajrore janë “gënjeshtra”.

Më heret gjatë ditës së enjte minstria e mbrojtjes e Rusisë tha se as Rusia dhe as Siri nuk kanë kryer sulme ajrore në rajonin e Aleppos gjatë nëntë ditëve.

Zakharova tha se veprimet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri po e destabilizojnë situatën.

“Forcat e koalicionit kanë dështuar që të ndërmarrin masa adekuate të sigurisë për të minimizuar dëmet ndaj civilëve”, tha ajo.

Sipas saj, Rusia ka dokumentuar “shembuj të furnizmit me sistem anti tank të prodhuar në SHBA dhe sistem portabël të mbrojtjes ajrore të militanëve” që po luftojnë kundër qeverisë siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat