Gruaja e ballinës së “National Geographic” arrestohet në Pakistan

Azia

Gruaja e ballinës së “National Geographic” arrestohet në Pakistan

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 21:14
Sharbat Gula

Gruaja afgane e përjetësuar në ballinën e magazinës “National Geographic” në vitin 1985, si një 12-vjeçare me sy të gjelbër, është arrestuar së fundmi në Pakistan për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Sharbat Gula mund të gjobitet dhe të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton BBC.

Zyrtarët thonë se ajo u arrestuar nga Agjencia Federale Hetimore e Pakistanit, pas një hetimi dyvjeçar në Peshaëar, afër kufirit afgan.

Së fundmi, Pakistani ka nisur një luftë kundër dokumenteve të rreme të identitetit.

Gula aplikoi për letërnjoftim në prill të vitit 2014, duke përdorur emrin Sharbat Bibi. Nëse akuzat për mashtrim vërtetohen, atëherë ajo është njëra nga mijëra refugjatët afganë që jetojnë në Pakistan, të cilët kanë tentuar ta mashtrojnë sistemin kompjuterik.

Fotografia e njohur e “Vajzës afgane” të zonjës Gula, e bërë në vitin 1984 në një kamp refugjatesh në veriperëndim të Pakistanit, gjatë okupimit sovjet të Afganistani. Kjo foto ka cuar drejt njërës nga ballinave të printuara më të njohura.

Në vitin 2002, fotografi Steve McCurry e ka gjetur atë pas plot 17 vitesh kërkim. Në atë kohë, Gula po jetonte në një fshat të largët afgan dhe burrin furrtar dhe tri vajza.  

Gazeta “Daën” e Pakistanit ka raportuar se letërnjoftime u janë lëshuar Hulas dhe dy burrave të cilët kanë pohuar se janë bijtë e saj.

Një burim i NADARA ka thënë për “Daën”: Ata mund të mos jenë bijtë e saj, por kjo është një praktikë e zakonshme në mesin e refugjatëve afganë, të cilët i japin emrat e njerëzve jo të afërt si fëmijë të vet për të fituar dokumentet.” 

Image

Në foton e mësipërme, shihet fotografi Steve McCurry, i cili në vitin 1984 e fotografoi Gulan si 12-vjecare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat