Kinezët pro një presidenti më të fortë

Azia

Kinezët pro një presidenti më të fortë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:26
Xi Jinping

Kinezët e adhurojnë presidentin e tyre dhe dëshirojnë t’i japin një rol edhe më qendror, sipas një sondazhi të publikuar nga media shtetërore, ndërkohë që Xi Jinping përpiqet të konsolidojë pushtetin e tij në krye të vendit.

“Tribuna e Popullit”, reviste e lidhur me të  “Përditshmen e Popullit”, organ zyrtar i Partisë Komuniste Kineze, publikoi këtë javë rezultatet e një anketimi të zhvilluar në rreth 15 000 persona.

Sipas këtij sondazhi, personat e pyetur gjykojnë se “rritja e një vendi të madh kërkon një president të fortë me rol qendror”.

“Një formulë që mund të sjellë supremacinë e një lideri unik”, sipas analistëve, ndërkohë që pushteti në Partinë Komuniste Kineze është kolegjial që prej vdekjes në vitin 1976 të të gjithëpushtetshmit Mao Ce Dun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat