Qeveria jep dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit në pushtet

Azia

Qeveria jep dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit në pushtet

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:01
Almazbek Atambaidorëheqjen ev

Qeveria e Kirgistanit dha sot dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit në pushtet në këtë vend të Azisë Qendrore, menjëherë pas tërheqjes së partisë së presidentit, Almazbek Atambaïev, njoftoi presidenca kirgize.

“Presidenti, Almazbek Atambaïev nënshkroi sot një dekret për dorëheqjen e qeverisë së Republikës së Kirgistanit”, theksoi shërbimi i shtypit të presidencës në një komunikatë.

Partia social-demokrate e Kirgistanit (SDPK) e Atambaiev u largua të hënën nga koalicioni në pushtet, i përbërë deri në atë kohë nga katër parti duke shpjeguar vendimin e tij me refuzimin e disa prej anëtarëve për të mbështetur reformat kushtetuese.

Presidenti kirgiz ka tashmë tre ditë për të ngarkuar një prej partive të formojë një koalicion të ri që do të ketë maxhorancën në parlament dhe do të formojë një qeveri të re.

“Ne kemi qenë të detyruar të marrim këtë vendim”, deklaroi për shtypin lideri i SDPK-së në Parlament, Issa Omourkoulov duke përmendur kontradiktat e vazhdueshme me partnerët e koalicionit.

Me shumicë myslimane, Kirgistani ka përjetuar dy revolucione që prej vitit 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat