Vrasjet masive në Filipine: “Ndëshkuesin” e akuzojnë për krime ndaj njerëzimit

Azia

Vrasjet masive në Filipine: “Ndëshkuesin” e akuzojnë për krime ndaj njerëzimit

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:56
Filipene krimet

3700 persona janë ekzekutuar në rrugë nga forcat policore që prej momentit kur presidenti i filipineve urdhëroi vrasjen e gjithë përdoruesve të drogës.

Dhjetra mijëra të tjerë kanë përfunduar në burgje nga frika se mos vriten.

Teksa shtypi dhe politika botërore i ka dënuar këto veprime, një prej zërave të rëndësishëm të politikës në Filipine i ka kërkuar presidentit Dutertë të përballet me akuzat për krime ndaj njerëzimit.

Senatorja Leila de Lima ka thënë se masakra që po bëhet në Filipine nuk mund të konsiderohet gjë tjetër veçse një krim makabër.

Senatorja që jeton jashtë ka mbajtur postin e sekretares së Drejtësisë.

Ajo ka kërkuar ndihmën e kombeve të fuqishme për ndaljen e shfarrosjes.

“Vetëm me ndihmën e kombeve të tjera mund të ndalet kjo masakër që po ndodh në Filipine”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë populli duket se e mendon ndryshe.

Në një sondazh të kryer së fundmi më shumë se 70 përqind e popullsisë në Filipine mbështesnin politikat e presidentit Duterte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat