Kinë: Shpërthim i fuqishëm, shtatë të vdekur

Azia

Kinë: Shpërthim i fuqishëm, shtatë të vdekur

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:44
Shpërthimi

Shtatë persona kanë vdekur dhe 91 janë lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur në një provincë në veriperëndim të Kinës.

Shpërthimi në qytetin Julin ka ndodhur rreth orës 14 sipas kohës lokale, në afërsi të spitalit, bën të ditur BBC.

Mediat lokale kanë shkruar se është e mundshme se shpërthimi ka lidhje me një ‘depo të eksplozivit’ e cila nuk ka leje ndërsa gjendet afër ndërtesave.

Dëshmitarët kanë thënë se në vendin ku ka qenë një ndërtesë dykatëshe tash është hapur një gropë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat