Shpëtojnë 10 vjeçaren nga ISIS, vogëlushja: Më lejoni t’ju puth këmbët

Azia

Shpëtojnë 10 vjeçaren nga ISIS, vogëlushja: Më lejoni t’ju puth këmbët

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 09:31
Aysha

Aysha, një vajzë 10 vjeçare nga Mosuli ia ka dalë tu mbijetojë sulmeve të shtetit Islamik. Vogëlushja u shpëtua nga ushtria irakiane.

Mes lotëve, duke mbajtur fort në duar një pako me biskota dhe ujë, Aysha falënderon ushtarët të cilët erdhën të shpëtonin atë dhe nënën e saj, e ndërsa tregon se babai kishte humbur jetën.

“Ju falënderoj shumë, unë mendova se nuk do të vinit kurrë të na shpëtonit. Kemi ndenjur tre ditë pa ushqim dhe pa ujë, vetëm unë dhe mamaja ime, babai im është vrarë nga terroristët.

ISIS kanë marrë shumë fëmijë nga fshati im, dhe nuk e di se çfarë bëhet me to, disa prej tyre kanë vdekur. Ato kanë detyruar nënën time tu jap para, bizhuteri, gjithçka, tashmë nuk kemi asgjë.

Dua t’ju falënderoj, më lejoni t’ju puth këmbët”, shprehet Aysha.

Fshati i saj, Kafer, 18 milje nga qyteti verior i Irakut i Mosulit, ka qenë nën kontrollin e të ashtuquajturit shtetit Islamik që nga viti 2014. Por pas shumë operacioneve të njëpasnjëshme të ushtrisë irakiane, ai u çlirua

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat