Luftime të dhunshme pavarësisht armëpushimit

Azia

Luftime të dhunshme pavarësisht armëpushimit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Luftime të dhunshme mes rebelëve Houthis dhe forcave proqeveritare në Jemen u regjistruan sot në kufirin me Arabinë Saudite pavarësisht një armëpushimi treditor që do të përfundojë në mbrëmje, konfirmuan zyrtarët ushtarakë.

Këto përplasje në provincën Saada, bastion i kryengritësve shiit Huthis, kanë shkaktuar vdekjen e një shefi të rebelëve, Hassan al-Charafi, sipas këtyre burimeve.

“Avionë të koalicionit arab të drejtuar nga Riadi, që mbështet forcat besnike në Jemen kanë bombarduar dje në mbrëmje hedhëse raketash të dyshuara të rebelëve në lindje të Sanaas, kryeqyteti jemenit nën kontrollin e Huthis”, theksoi një zyrtar ushtarak.

I dërguari spencial i OKB-së për Jemenin, Ismail Ould Cheikh Ahmed, kishte theksuar dje se ndërprerja e armiqësive ishte e brishtë duke iu kërkuar palëve të japin prova vetëpërmbajtjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat