Rreth 500 persona e humbën jetën, pasi filloi ofensiva në Alepos

Azia

Rreth 500 persona e humbën jetën, pasi filloi ofensiva në Alepos

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:28
Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun deklaroi se rreth 500 persona janë vrarë, ndërsa dy mijë janë plagosur, pasi Qeveria siriane më 23 shtator e filloi ofensivën drejt pjesës lindore të qytetit Alepo, i cili është nën kontrollin e kryengritësve.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kushtuar Sirisë, Ban tha se kuarti i pushtuar i qytetit i është nënshtruar "bombardimeve më të vazhdueshme dhe më intensive ajrore" nga fillimi i konfliktit para pesë viteve e gjysmë.

Ban deklaroi se e mbështet ndërprerjen e njëanshme të bombardimit, të publikuar nga Rusia, i cili filloi dje dhe shfaqi shpresë se me këtë do t'i mundësohet qytetit prej tij urgjentisht të nxirren të sëmurët dhe të plagosurit.

Ai theksoi se ky është vetëm minimumi, pasi që është e nevojshme të sigurohet qasje e plotë humanitare në pjesën lindore të Alepos dhe ndërprerje e zjarrit në mbarë Sirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat