OKB: shtyrja e afatit të armëpushimit në Alepo, e pamjaftueshme

Azia

OKB: shtyrja e afatit të armëpushimit në Alepo, e pamjaftueshme

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 23:30
ilustrim

Kombet e Bashkuara thonë se shtyrja e afatit të një marrëveshjeje për qytetint sirian të Aleppo-s nuk është e mjaftueshme për të lejuar futjen e ndihmave humanitare për civilët e bllokuar në këtë qytet.

Gjeneral lejtanti rus Sergei Rudskoi tha se “armëpushimi për arsye humanitare” ditën e enjte në Alepo do të zgjasë nga ora 8 e mëngjesit, deri në 7 të mbrëmjes, tre orë më tepër se sa ishte planifikuar fillimisht, për t’i lejuar civilët dhe forcat rebele të largohen të sigurtë nga pjesa lindore e qytetit.

Gjenerali Rudskoi tha se armëpushimi 11 orësh do t’i lejojë militantët të largohen nga qyteti, duke përdorur dy prej 8 rrugëve humanitare, njëra që çon në Turqi dhe tjetra drejt një kalimi për në provincën e Idlib-it, që është nën kontrollin e forcave rebele.

Por mbetet që presidenti sirian Bashar al-Assad ta respektojë zgjerimin e afatit armëpushimit. Forcat rebele kanë lënë të kuptohet se nuk do të largohen nga pozicionet e tyre.

"Para se të bëjmë diçka kuptimplotë, duhet të sigurohemi nga të gjitha palët”, tha zëdhënësi i agjencisë humanitare të OKB-së, Jens Laerke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat