Përshkallëzohet dhuna para armëpushimit të përkohshëm

Azia

Përshkallëzohet dhuna para armëpushimit të përkohshëm

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:49
Ilustrim

Dhuna u intensifikua sot në Jemen, disa orë para një armëpushimi të përkohshëm, që pritet të hyjë në fuqi në vendin e  shkatërruar nga lufta.

“Një koalicion saudit bombardoi një kamp rebel ushtarak në kryeqytet, Sana’a”, deklaruan banorët lokalë.

Nuk ka patur raportime për viktima.

“Në një zonë tjetër në Jemen, rebelët huthi dhe aleatët e tyre bombarduan zonat e banuara në qytetin e Taizit, rreth 275 kilometra në jug të Sana’a-s, ku një civil u vra dhe tre të tjerë u plagosën”, thanë zyrtarët lokalë.

Një armëpushim i përkohshëm i ndërmjetësuar nga OKB-ja pritet të hyjë në fuqi në Jemen për 72 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat