Sistem i ri i identifikimit të fytyrës për të huajt në Japoni

Azia

Sistem i ri i identifikimit të fytyrës për të huajt në Japoni

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Japonia prezantoi sot një sistem automatik të identifikimi të fytyrës për të huajt, të cilët hyjnë në vend, si pjesë e masave antiterroriste në prag të Olimpiadës Tokio 2020, njoftoi qeveria.

“Autoritetet e imigracionit do të kryejnë kontrolle në 156 portet dhe aeroportet në të gjithë Japoninë për të gjithë të huajt, përveç fëmijëve nën moshën 16 vjeç, diplomatëve dhe banorëve të veçantë rezident të përhershëm”, deklaroi një zyrtar i byrosë së imigracionit.

Sistemi i ri krahason imazhet e fytyrës të shtetasve të huaj me ato të terroristëve të dyshuar.

“Nëse imazhet përputhen me terroristët, ata do të përballen me masa të rënda, duke përfshirë dëbimin nga vendi”, tha byroja.

“Që nga nëntori i vitit 2007, të gjithë të huajt të moshës 16  vjeç ose më të vjetër në parim kërkohen të fotografohen dhe të paraqiten për të dhënë shenjat e gishtave në portat e emigracionit”, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat