‘Koha për fitore’: Nis beteja, bota i ka sytë nga Mosuli

Azia

‘Koha për fitore’: Nis beteja, bota i ka sytë nga Mosuli

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 07:49
Mosul, Irak

(E plotësuar) - Ka nisur operacioni për të rimarrë qytetin e Mosulit, të vetmen fortesë që u ka mbetur luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak.

Tanket kanë nisur të lëvizin drejt qytetit, ndërsa artileria ka nisur të dëgjohet që në mëngjes.

Mosuli mbahet nën kontrollin e ISIS që prej vitit 2014.

Ushtria e qeverisë irakiane, forcat kurde peshmerga dhe aleatët kanë nisur aksionin që të hënën në mëngjes.

BBC ka shprehur shqetrsim për sigurinë e mbi 1.5 milionë njerëzve në këtë rajon.

Në nisje të operacionit, gjenerali i kurdëve deklaroi për BBC: “Nëse vdes sot, do vdes i lumtur për shkak se kam bërë diçka për njerëzit e mi”.

Një nga urat kryesore është shkatërruar me një sulm ajror.

SHBA po e mbështet fushatën nga ajri.

Në qytet janë hedhur fletushka nga ajri ku deklarohet: “Është koha për fitoren”.

Image

Nis ofensiva për rikthimin e Mosulit nga Shteti Islamik

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit të Mosulit nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka nisur.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.

Mosuli është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

"Sot, deklaroj fillimin e operacioneve heroike për çlirim nga Daesh-i", tha kryeministri Abadi, duke iu referuar grupit militant me emrin arab.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat