Çfarë ka ndodhur pas 1 viti me refugjatin sirian që u rrëzua nga gazetarja hungareze

Azia

Çfarë ka ndodhur pas 1 viti me refugjatin sirian që u rrëzua nga gazetarja hungareze

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:18
Gazetarja rrëzon refugjatin sirian

Osama Mohsen, trajneri sirian i cili u bë i famshëm pasi u pengua nga një gazetare hungareze teksa ndiqej nga policia, mesa duket i ka rënë të mirës me shkelm.

Të gjithë e kujtojnë skenën e një viti më parë, kur Petra Lazlo, një gazetare hungareze e N1Tv, po filmonte emigrantët në Roske ndërsa ata ndiqeshin nga policia teksa përpiqeshin të kalonin kufirin me Serbinë.

Në mesin e tyre ndodhej edhe Osama Abdul Mohsen, siriani 52 vjeçar së bashku me djalin 7 vjeç, Zaid. Teksa Osama i cili në vendin e tij punonte si trajner i një ekipi futbolli po përpiqej t’i shpëtonte policisë, gazetarja e pengon dhe e rrëzon.

Pas kësaj ngjarjeje që tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit botëror, Osamës iu ofrua punë nga spanjolli Angel Galan, presidenti i një shkolle futbolli në Cenafe.

Por kur ka kaluar 1 vit, Galan ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Osamën, pasi ky i fundit nuk ka qenë produktiv në punë. Sipas Galan, ai e kalonte gjithë ditën para kompjuterit pa bërë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat