Koalicioni saudit “gabimisht” ka sulmuar gjatë një funerali në Sanaa

Azia

Koalicioni saudit “gabimisht” ka sulmuar gjatë një funerali në Sanaa

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, që po lufton kundër rebelëve në Jemen thotë se njëri prej aeroplanëve luftarak “gabimisht” ka sulmuar teksa në kryqytetin Sanaa është mbajtur një funeral, ku janë vrarë më shumë se 140 persona.

Koalicioni thotë se ka nisur një hetim për sulmin ajror të 8 tetorit.Komuniteti ndërkombëtar fuqishëm ka kritikuar këtë incident.

Shtëpia e Bardhë më 14 tetor ka thënë se është duke e rishikuar mbështjetjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe një zyrtar amerikan e ka quajtur sulmin, ku u vranë mbi 140 persona si “skandaoz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat