Putin aprovon marrëveshjen për bazën ajrore në Siria

Azia

Putin aprovon marrëveshjen për bazën ajrore në Siria

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:42
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, të premten ka aprovuar marrëveshjen me të cilën vendit të tij i mundëson përdorim të përhershëm të bazës ajrore në Khmeimim në Siri.

Marrëveshja, të cilën Rusia dhe Siria e nënshkruan në gusht të vitit 2015, parasheh stacionimin e përhershëm të avionëve luftarakë rusë në bazën ajrore. Putin aprovoi marrëveshjen pasi e ratifikuan senatorët, ndërsa hyri në fuqi të premten, më 14 tetor.

Sipas marrëveshjes, Rusia do të përdor bazën ajrore pa kompensim ndërsa do të obligohet të sigurojë të gjitha pajisjet, avionët dhe personelin për bazën. E gjithë aparatura e cila do të arrijë nga Rusia do të lirohet nga pagesa e tatimit dhe Siria nuk ka të drejtë ta padisë Rusinë ose personelin e saj për sjelljen e tyre.

Me këto hapa është bërë evidente se Rusia dëshiron të sigurojë prani të përhershme në Siri. Gjatë kësaj jave, ministri rus i Mbrojtjes Nikolay Panko tha se Rusia planifikon të vendos bazë të përhershme detare në Tartus, qytetin e dytë më të madh port.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat