Rënie e papritur e eksporteve

Azia

Rënie e papritur e eksporteve

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 13:48
Ilustrim

Shifra e eksporteve kineze për muajin shtator u zhyt më shumë nga parashikimi i tregjeve dhe analistëve, treguan sot të dhënat zyrtare të doganave.

Eksportet për shtatorin ranë 10 për qind në terma të dollarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet papritur u tkurrën me  1,9 për qind pas një ngritje surprizë me 1,5 për qind.

“Në termat e monedhës juan, eksportet ranë 5,6 për qind në muajin shtator krahasuar me një vit më parë ndërsa importet u rritën me 2,2 për qind, duke prodhuar një suficit tregtar prej 278,35 miliardë juan (41,9 miliardë dollarë)për muajin shtator”, deklaroi Administrata e Përgjithshme kineze e Doganave.

Eksportet e Kinës në termat e juanit u rritën me  0,4 për qind në tremujorin e tretë nga viti në vit ndërsa importet u rritën 2,1 për qind.

“Ekonomia botërore nuk ka fuqinë e shërimit”, tha  sot zëdhënësi i doganave, Huang Songping.

“Tregut global i mungon kërkesa dhe vazhdon të tkurret si dhe produktet nga vendi ynë përballen me një mjedis sfidues dhe kompleks”, përfundoi Songping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat