Sulmohet me mortaja ambasada ruse në Damask

Azia

Sulmohet me mortaja ambasada ruse në Damask

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 11:29
Damask

Rusia tha se një sulm me mortaja ka goditur ambasadën e saj në Damask të Sirisë.

Ky është sulmi i dytë i raportuar në këtë kompleks, brenda këtij muaji.

Asnjëri prej sulmeve nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

Ministria e Jashtme ruse tha se mortajat janë hedhur nga një qark që kontrollojnë rebelët.

Duke e dënuar, siç tha, sulmin terrorist, ministria tha se Rusia mbetet e përkushtuar të luftojë pa kompromis terroristët në Siri.

Moska është aleat i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, regjimi i të cilit, qysh në vitin 2011, po lufton forcat rebele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat