Putin shtyn vizitën në Francë për bisedimet rreth Sirisë

Azia

Putin shtyn vizitën në Francë për bisedimet rreth Sirisë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 11:33
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Francë për të diskutuar rreth çështjes së Sirisë, thonë burime nga presidenca franceze.

Putin kishte paralajmëruar vizitën në Francë me datën 19 tetor, rreth bisedimeve për luftën në Siri, shkruan BBC.

Të hënën, presidenti francez Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuza të krimeve të luftës rreth bombardimeve të saj në qytetin e dytë sirian, Aleppo.

Nuk ka pasur konfirmim për shtyrje nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat