"Mes e beso po deshe": Siria promovon Alepon si destinacion turistik me diskoteka nate

Azia

"Mes e beso po deshe": Siria promovon Alepon si destinacion turistik me diskoteka nate

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 tetor 2016 Në ora: 20:56
Pamje nga video

Aleppo e shkatërruar, nëna që vajtojnë bijtë e tyre dhe gjurmë krateresh të kudondodhura. Në fakt sipas regjimit sirian kjo nuk është e vërtetë. E cilësuar nga bota si “qyteti më i rrezikshëm në botë”, në Aleppon perëndimore mund të shkoni në diskotekë dhe jeta zhvillohet normalisht, shkruan botasot.info, lajmin e agjencisë siriane të lajmeve sana.sy.

Interesante se videoja promocionale fillon me këngën nga filmi amerikan Game of Thrones. Padyshim në video nuk tregohet pjesa lindore e rebelëve, shkatërruar thuajse plotësisht, si dhe pazari më i madh në botën arabe, Basar, shkatërruar tërësisht nga regjimi.
Ngjashëm gjatë verës Siria promovoi brigjet e saj perëndimore në Latakia, që sipas saj ka det më të mirë sesa Ibiza./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat