India thotë se ka vrarë 3 militantë në Kashmir

Azia

India thotë se ka vrarë 3 militantë në Kashmir

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 12:59
Ilustrim

India thotë se ushtarët e saj kanë vrarë tre militantë të dyshuar, të cilët kanë tentuar të sulmojnë një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrrolluar nga India.

Ministria e Mbrotjes ka thënë se militantët kanë tentuar që të hyjnë në hapësirën e bazës që gjendet në qarkun Kupwara por ushtarët kanë ndërhyrë duke shkëmbyer zjarr.

Sipas Indisë, në këtë incdent nga ana e ushtrisë nuk ka pasur asnjë viktimë. Ngjarja ka ndodhur pranë kufirit de fakto të Indisë me Pakistanin.

Ky sulm nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Tensionet në mes të Indisë dhe Pakistanit janë rritur që prej muajit të kaluar, kur u sulmua një bazë ushtarake e Indisë, ku u vranë 19 ushtarë.India ka akuzuar për këtë sulm një grup militant me bazë në Pakistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat