30 të vdekur nga shpërthimi në një sallon dasmash në Siri, 30 të vdekur

Azia

30 të vdekur nga shpërthimi në një sallon dasmash në Siri, 30 të vdekur

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:19
Pamje nga shpërthimi

Numri i personave të vdekur nga shpërthimi që të hënën ndodhi në sallonin e dasmave në qytetin Haseke të Sirisë, është rritur në 30, ndërsa numri i personave të plagosur në 90.

Sipas burimeve lokale, shpërthimi ndodhi në një sallon dasmash në qytetin Haseke në pjesën veriperëndimore të Sirisë së përfshirë nga lufta.

Personat e plagosur janë transferuar në spitalet në Haseke dhe Qamishli, ndërsa shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Agjencia siriane e lajmeve SANA lajmëroi se përgjegjësinë për sulmin e ka ndërmarrë organizata terroriste DAESH, raporton AA.

Burimet lokale theksojnë se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat