'Ndëshkuesi' u kërkon falje hebrenjëve në mbarë botën

Azia

'Ndëshkuesi' u kërkon falje hebrenjëve në mbarë botën

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 15:19
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u ka kërkuar falje hebrenjve në mbarë botën të dielën pas deklaratave te tij duke bërë krahasime mes të luftës së tij ndaj drogës dhe Holokaustit, deklarata që nxitën shumë zemërim.

Duterte tha se falja e tij u drejtohej vetëm hebrenjëve. Ai sulmoi përsëri kritikët perëndimorë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që kanë ngritur shqetësime rreth shtypjes brutale të luftës ndaj drogës, e cila në tre muajt mendohet të ketë vrarë më shumë se 3.000 persona të dyshuar se ishin kontrabandistë droge apo përdorues.

Presidenti  ka krahasuar fushatën e tij të anti-drogës me Holokausin, duke thënë se ai do të linte sa më shumë të vrarë e të varur,ashtu  siç bëri Hitleri me hebrenjtë.

“Hitleri masakroi tre milionë hebrenj … ktu të ne ka 3 milionë vetë të varur nga droga. Unë do të isha i lumtur ti shfarosaja  ata sic beri Hitleri”,  tha ai.

Theksojme se të paktën gjashtë milionë hebrenj, si dhe pakica te tjera janë  vrarë nga nazistët.

Por dje Duterte tha në një fjalim në qytetin qendror të Bacolod se  nuk kishte për qëllim “tu risillte në mendje kujtimet e hidhura te gjashtë milionë hebrenjve të vrarë nga gjermanët.”

“I kërkoj thellësisht falje komunitetit hebre,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat