Tre të vdekur dhe 20 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Azia

Tre të vdekur dhe 20 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:36
Foto nga vendi ngjarjes

Numri i të vdekurve në dy fshatra lindore të Kinës, pas shirave të dendur të cilat i solli tajfuni Megi, u rrit në tre persona, përderisa më shumë se 20 llogariten si të zhdukur.

Mediat shtetërore kineze të premten njoftuan se trupat e pajetë të një vogëlushi 6-vjeç dhe një gruaje 60-vjeçare janë gjetur natën e kaluar në fshatin Sucun në qarkun Suichang të provincës Zheijang.

Janë shpëtuar 15 banorë të fshatit të njëjtë ndërsa mbi 20 persona llogariten si të zhdukur, pasi rrëshqitjet e dheut të mërkurën mbrëma shkatërruan shtëpi dhe objekte të tjera.

Më vonë u paraqit zhdukja edhe e gjashtë personave në fshatin Baofeng në qarkun Wencheng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat