Obama: Ëndrra e Peresit për paqe, e papërmbushur

Azia

Obama: Ëndrra e Peresit për paqe, e papërmbushur

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 12:30
Obama ne funeralin e Peres

Presidenti amerikan, Barack Obama rikujton në fjalimin e përmortshëm për ish-presidentin izraelit, Shimon Peres se ëndrra e tij për paqe mbeti e papërmbushur.

“Qëllimi i tij për paqe nuk ishte naiv”,  tha Obama, i cili përmendi se prania e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas në funeral ishte një gjest për planin e papërfunduar të paqes.

Presidenti amerikan e përfundoi fjalimin duke thënë në hebraisht “Shimon, shumë faleminderit, i dashur mik”.

Udhëheqës nga e gjithë bota ishin sot në Jerusalem për funeralin e ish-presidentit izraelit, Shimon Peres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat