ISIS është afër disfatës

Azia

ISIS është afër disfatës

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 12:07
Foto ilustruese

Shteti Islamik, është afër fundit dhe do të përjetojë disfatë ushtarake, e deri në fund të vitit 2017, do të zhduket tërësisht, ka thënë një ekspert i sigurisë.

Firas Abi Ali, një analist i terrorizmit në Lindje të Mesme, ka thënë se grupi xhihadist i njohur si ISIS, dita ditës po dobësohet nga sulmet e forcave ajrore amerikane, dhe e ka të pamundur që të mbijetojë si forcë ushtarake gjatë 12-të muajve të ardhshëm.

“Shteti Islamik është afër një disfate ushtarake. Ndoshta kjo s’do të ndodhë në vitin 2016, mirëpo ata mund të mos ekzistojnë më deri në fund të vitit 2017”, ka thënë Abi Ali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat