“Përdoruesit e drogës do t’i vrisja si Hitleri hebrenjtë”

Azia

“Përdoruesit e drogës do t’i vrisja si Hitleri hebrenjtë”

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 09:06
Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, vijon deklaratat e tij provokuese. Ai e krahasuar fushatën e tij të përgjakshme kundër drogës me vrasjet e Hitlerit. Fushata e tij kundër trafikantëve të drogës ka shkaktuar deri tani mbi 3 mijë të vrarë. Duterte është shprehur se do të ishte i gatshëm të masakronte tre milionë të varur nga droga.

Kërcënimi i tij i fundit ndaj personave që kanë varësi nga droga dhe shpërndarësve u bë gjatë vizitës së tij në qytetin filipinas Davao, pas një vizite që ai kishte në Vietnam, ku ka diskutuar për këtë fushatë me liderët vendas.

“Hitleri masakroi 3 milionë hebrenj. Kemi 3 milionë të varur nga drogë. Do të kënaqesha duke i ekzekutuar”, ka thënë ai.

Në fakt, Duterte duket se nuk e njeh mirë historinë e nazizmit në Europë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët vranë 6 milionë hebrenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat