Gazetarja irakiane e fitoi një çmim norvegjez

Azia

Gazetarja irakiane e fitoi një çmim norvegjez

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 08:37
Yanar Mohammad

Gazetarja irakiane, Yanar Mohammed, është nderuar me Çmimin Rafto për vitin 2016, për punën e saj “në emër të femrave dhe minoriteteve në Irakun e përfshirë nga lufta”.

Kjo gazetare, 55 vjeçare, është kryesuese e Organizatës për Liri të Fermave në Irak, të cilën e ka themeluar në vitin 2013. Ajo punon me grupet lokale për të mësuar për të drejtat e njeriut dhe për të ofruar strehim për gratë që janë viktimë e dhunës.

“Dhuna seksuale shpeshherë është pjesë e planeve luftarake, dhe Iraku është njëri nga shumë vendet, ku të drejtat e femrave janë sakrifikuar për objektiva politike dhe ushtarake”, tha juria e Çmimit Rafto.

Ky çmim në vlerë prej 20 mijë dollarëve, është krijuar në vitin 1986 në përkujtim të akademinut dhe aktivistit norvegjez për të drejtat e njeriut, Thorolf Rafto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat