Masakër në Kinë, 16 të vrarë

Azia

Masakër në Kinë, 16 të vrarë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:11
Arrestimi

Trupat e 16 personave në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë janë gjendur në një fshat në jugperëndim të Kinës ndërsa Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasje.

Viktimat janë gjetur sot në fshatin Jema në provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan, ku në mesin e tyre ka meshkuj, gra he fëmijë, transmetojnë mediat në Kinë.

Policia gjatë ditës në  Kunming, kryeqyteti i provincës Yunnan që ndodhet rreth 200 kilometra nga skena e krimit, ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen, transmetojnë mediat pa specifikuar se cili ishte motivi i vrasjes dhe me çfarë arme është kryer krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat