Princesha saudite e urdhëron piktorin t’ia puthë këmbët, pastaj i thotë truprojës ‘vrite këtë qen’

Azia

Princesha saudite e urdhëron piktorin t’ia puthë këmbët, pastaj i thotë truprojës ‘vrite këtë qen’

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Një princeshë nga Arabia Saudite e ka detyruar një piktor dhe dekorator që t’ia puthë asaj këmbët brenda një banese luksoze në Paris, para se ta urdhëronte truprojën e vet: “Duhet ta vrasësh këtë qen, s’e meriton të jetojë.”

Raportohet se princesha multimilionere e sulmoi personin e paidentifikuar në kryeqytetin francez në fillim të kësaj vere.

Personi i paidentifikuar kishte shkuar në banesën e princeshës për t’i kryer disa punë dekorative.

Por, siç duket princesha nuk ishte e lumtur me punën e tij, e cila thuhet se ka lidhje me mbretin e ndier Khalid bin Abdulaziz Al Saud.

Ajo e kishte parë atë duke bërë fotografi me telefonin e vet mençur – diçka që dekoratorët e bëjnë në mënyrë rutinore ditët e sotme – dhe e ka akuzuar se do t’i shiste ato.

Më pas, ajo e ka urdhëruar truprojën e vet që ta rrahë atë, t’ia lidhë duart dhe këmbët, dhe pastaj ta detyrojë që t’ia puthë asaj këmbët.

Sipas Le Point, ajo kishte thënë: “Duhet ta vrasësh këtë qen, ai nuk e meriton të jetojë.” Raportohet se ky incident është raportuar edhe në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat