Forcat ushtarake të Sirisë marrin Alepon

Azia

Forcat ushtarake të Sirisë marrin Alepon

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:16
Ilustrim

Forcat qeveritare të Sirisë kanë marrë sot qendrën e Alepos e cila ka qenë në kontroll të kryengritësve. Alepo është marrë pas sulmeve të rënda ajrore javët e fundit.

Televizioni shtetëror bën të ditur se ushtria ka marrë vendin e quajtur Farfru në afërsi të kalasë së vjetër në Alepo dhe se po vazhdojnë përleshjet në afërsi të qendrës turistike të qytetit.

 Lufta për qytetin më të madh sirian dhe ish qendrën tregtare po bëhet prej kur kryengritësit e kanë marrë atë në vitin 2012.

 Disa  nga lagjet e Alepos javët e kaluara janë përballur me sulmet më të rënda ajrore që nga fillimi i luftës ku janë vrarë më shumë se 200 njerëz, transmeton  Asociated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat