Egjipti burgos 5 të mitur me nga 5 vite burg, protestuan pa leje ndaj vendimit të vendit

Azia

Egjipti burgos 5 të mitur me nga 5 vite burg, protestuan pa leje ndaj vendimit të vendit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:15
Foto

Një gjykatë egjiptiane i ka dënuar pesë të mitur me nga pesë vite burg secilin, si dhe i ka gjobitur me 11 mijë dollarë për shkak se kanë protestuar kundër vendimit të Egjiptit për t’ia transferuar Arabisë Saudite dy ishuj të Detit të Kuq, bën të ditur një burim nga gjyqësori dhe mediat shtetërore.

Më shumë se 200 njerëz u arrestuan në lidhje me protestat kundër vendimit të vendit për faljen e ishujve në prill të këtij viti, ndërkohë që 150 prej tyre janë dënuar dhe gjobitur.

Shumë prej tyre janë liruar më vonë.

Një burim nga gjyqësori i ka thënë Reutersit dje në mbrëmje se akuzat kundër të miturve, që të gjithë nën moshën 18-vjeçe, përfshinin protestim pa leje dhe pengim të trafikut.

“Vendimi është marrë në mungesë të të pandehurve, por ata mund të ankohen ndaj tij,” ka thënë ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat