Kerry, Lavrov bisedojnë për Sirinë

Azia

Kerry, Lavrov bisedojnë për Sirinë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:09
John Kerry dhe Sergei Lavrov

Në Nju Jork, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për konfliktin në Siri, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë biseduar fillimisht në telefon, “me iniciativë të amerikanëve”, tha ministria përmes një njoftimi në Facebook.

Diplomatët më pas janë takuar, të shoqëruar nga delegacionet e tyre, “për të vazhduar diskutimet për zgjidhjen e konfliktit”.

Rusia dhe SHBA-ja kanë negociuar planin e fundit për armëpushim, por Siria i ka dhënë fund atij të hënën, pas një sulmi aksidental të koalicionit ndërkombëtar mbi ushtarët sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat