Konflikti në Siri: Vriten pesë punonjës humanitarë

Azia

Konflikti në Siri: Vriten pesë punonjës humanitarë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 16:37

Një sulm ajror në një spital në afërsi të qytetit sirian të Aleppo-s, ka vrarë pesë punonjës të një agjencie të ndihmës ndërkombëtare, duke përshirë infermierë.

Ka pasur sulme ajrore të forta në dhe rreth Aleppos, në një kohë kur Kombet e Bashkuara po përgatiten për të diskutuar për armëpushimin e dështuar sirian, shkruan BBC.

Sulmi erdhi një ditë pasi një konvoji me ndihma ishte në shënjestër të një sulmi.

Njëzet persona janë vrarë në atë sulm, për të cilin SHBA-ja fajëson Rusinë.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat