Diktatori Islam Karimov, i cili kishte një sulm në tru javën e kaluar, mendohet të ketë vdekur.
Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov përflitet se ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru, por qeveria refuzon të komentojë, shkruan The Independent.
Lideri autoritar, i cili ka qenë në detyrë në Uzbekistan që nga shkëputja e tyre nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, u shtrua në spital javën e kaluar, u konfirmua nga vajza e tij, dhe media ruse njoftoi se diktatori vdiq të hënën.
Daniil Kislov, i cili drejton agjencinë e lajmeve ruse Fergana, tha për Guardian të martën se ai ishte "99 për qind i sigurt" se Karimov kishte vdekur