Policia në Bangladesh vret organizatorin e sulmit më famëkeq në vend

Azia

Policia në Bangladesh vret organizatorin e sulmit më famëkeq në vend

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 08:27
ilustrim

Policia në Bangladesh ka bërë të ditur se kanë sulmuar një vend të fshehtë, dhe kanë vrarë të dyshuarin kryesor për sulmin e muajit të kaluar, që la të vdekur 22 persona.

“Tamim Chowdhury ka vdekur:, ka thënë zyrtari i lartë i Policisë, Sanwar Hossain, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, dy militantë të tjerë, të dyshuar, janë vrarë nga Policia gjatë bastisjes.

Sulmi kishte ndodhur më 1 korrik, kur militantët kishin hyrë në hotelin “Artisan Bakery” në Dhaka.

Ata kishin mbajtur pengjet për 12 orë, deri në momentin kur ndërhyri Policia, e cila arriti të shpëtoi 13 persona, vrau gjashtë persona të armatosur, dhe arrestoi një tjetër.

Gjatë këtij sulmi, që njihet si më famëkeqi në histori të vendit, janë vrarë 20 pengje dhe dy policë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat