Në prag të takimit Kerry-Lavrov për Sirinë

Azia

Në prag të takimit Kerry-Lavrov për Sirinë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:45
ilustrim

Në Siri, luftëtarët kurdë me mbështetjen amerikane, thonë se janë duke u tërhequr për në bazat e tyre në lindje të Lumit Eufrat, një ditë pasi forcat ushtarake turke dhe ato të aleatëve kryen një ofensivë ndërkufitare.

Qëndrimi ndaj rebelëve kurdë ka qenë burim tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Uashingtoni sheh ata si aleatë të rëndësishëm në luftën në Siri, ndërsa Ankaraja i konsideron ata si terroristë, aleatë me franksionet separatiste të kurdëve të Turqisë.

Sekretari Kerry ishte në Arabinë Saudite për të diskutuar me princin saudit Mohammed bin Salman, me diplomatë nga Bahraini dhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, lidhur me operacionet ushtarake në Siri.

Zoti Kerry synon të sigurojë mbështetje për planin mbi Sirinë, në prag të takimeve të planifikuara për të premten me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Gjenevë.

Në këtë takim, të dyja palët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje lidhur me bashkëpunimin ushtarak dhe ndarjen e informacioneve në përpjekjet për të mundur militantët e Shtetit Islamik në Siri./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat