Shpërthime në Kabul: Bllokohen qindra studentë në ndërtesën e Universitetit Amerikan

Azia

Shpërthime në Kabul: Bllokohen qindra studentë në ndërtesën e Universitetit Amerikan

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 18:09
Pamje nga shpërthimi

RT raporton se qindra studentë dhe profesorë, ndër ta besohet se ka edhe të huaj, janë bllokuar brenda ndërtesës së Universitetit Amerikan në Kabul për shkak të shpërthimeve dhe të shtënave

Shpërthime dhe të shtëna me armë ne Universitetin Amerikan në Kabul kanë ndodhur rreth orës 19:00 (sipas orës lokale).

Studentët lajmëruan policinë duke thënë se dëgjuan shpërthime të mëdha dhe të shtëna me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat