Konflikti në Jemen: Shumë protestues pro-rebelë në Sana

Azia

Konflikti në Jemen: Shumë protestues pro-rebelë në Sana

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:00
Protesta

Një numër i madh i jemenasve kanë marrë pjesë në një demonstratë në kryeqytetin Sana, në mbështetje të rebelëve Houthi dhe aleatëve të tyre, të cilët e kontrollojnë qytetin, shkruan BBC.

Demonstruesit janë mbështetur nga këshilli i ri qeverisës i emëruar nga rebelët.

Menjëherë pas kësaj është raportuar për bomba të cilat janë hedhur nga aeroplan të vegjël të koalicionit Saudi.

Sauditët  janë  kritikuar  në  mënyrë  të  përseritur  për  vdekjet e  civilëve në  sulmet  ajrore në  Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat