Turqia do të marrë rol më aktiv në konfliktin e Sirisë

Azia

Turqia do të marrë rol më aktiv në konfliktin e Sirisë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 16:41
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se vendi i tij do të marrë rol më aktiv në adresimin e konfliktit në Siri.

“Do të jemi më aktivë në Siri, si lojtar rajonal, në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë të mos lejojmë Sirinë të ndahet në ndonjë bazë etnike. Kjo është e rëndësishme për Turqinë”, tha Yildirim në një konferencë për media në Stamboll.

Sipas tij, presidenti sirian, Bashar al-Assad, mund të ketë rol në periudhën e tranzicionit, por jo në të ardhmen e Sirisë.

Grupet kurde kanë filluar të ndërtojnë rajonet e tyre në Siri, derisa luftojnë për rrëzimin e regjimit të Assadit.

Ankaraja druan se grupet e fuqishme kurde në Siri mund të inkurajojnë kryengritjen kurde brenda Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat