‘El Chapo’ e ka mundësinë të arratiset përsëri

Azia

‘El Chapo’ e ka mundësinë të arratiset përsëri

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 07:33
Joaquin Guzman

Një gjykatë ka vendosur kthimin e lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur botërisht si 'El Chapo', në burgun nga ku ai u arratis në Altiplano.

El Chapo pasi u kap në Janar u vendos fillimisht në Altiplano, por për arsye sigurie u transferua në një tjetër burg të sigurisë së lartë në veri të vendit në Chihuahua.

Por tashmë besohet se masat e sigurisë në Burgun e sigurisë së lartë në Altiplano janë përmirësuar dhe për këtë arsye është vendosur edhe rithimi i tij në qelitë e këtij burgu.

Por sipas avokatit Jose Refugio Rodriguez, qeveria mund të apelojë vendimin dhe për këtë ka në dispozicion tre muaj kohë.

Vendimi bëhet publik pak kohë pasi djali El Chapo, Jesus Alfredo Guzman, është rrëmbyer bashkë me 5 anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat