Bagdad: Nga zjarri në spital – 11 foshnje të vdekura

Azia

Bagdad: Nga zjarri në spital – 11 foshnje të vdekura

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Ministria e shëndetësisë e Irakut thotë se nga shpërthimi i zjarrit në një spital në kryeqytetin Bagdad, kanë humbur jetën 11 foshnje të posalindura.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ahmet al-Roudaini, tha se zjarri kishte shpërthyer mbrëmë vonë brenda pjesës së lindjeve në spitalin Jarmuk, në pjesën perëndimore të Bagdadit.

Zëdhënësi Roudaini tha sot se hetimet e para sugjerojnë se zjarri ishte shkaktuar nga gabimi në sistemin elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat