Alepo: Raportohet për përleshje pasi opozita tha se e ka thyer rrethimin

Azia

Alepo: Raportohet për përleshje pasi opozita tha se e ka thyer rrethimin

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 13:20
Luftëtarët opozitarë në Alepo të Sirisë gjatë ditës së djeshme

Obervatori sirian për të drejta të njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka raportuar sot për përleshje sporadike, një ditë pasi luftëtarët opozitarë thanë se e kanë thyer rrethimin trejavor të forcave qeveritare siriane në qytetin Alepo.

Ky obesrvator i ka thënë agjencisë AFP se rruga e hapur në pjesën jugore të Alepos ishte shumë e rrezikshme që të përdoret për civilë dhe se ka përleshje të herëpashershme dhe sulme ajrore.

Koalicioni Kombëtar opozitar, me seli në Stamboll të Turqisë, tha se në mënyrë të suksesshme e ka thyer rrethimin, gjatë një kundërofensive të djeshme ndaj forcave qeveritare të Sirisë, që mbështeten nga Rusia.

Pamjet e publikuara nga grupet opozitare tregojnë festimin e tyre për shkak të përfundimit të rrethimit disa javësh të qytetit Alepo.

Luftëtarët opozitarë dhe militantët islamikë kanë ndërmarrë sulme të ashpra prej 31 korrikut për ta përfunduar rrethimin, nga i cila ishin bllokuar afro 250 mijë civilë në lagjet lindore të Alepos.

Televizioni shtetëror i Sirisë i ka përgënjeshtruar raportet për thyerjen e rrethimit dhe mbrëmë vonë ka raportuar se ushtria e e ka marrë kontrollin ndaj disa pikave kryesore në një kompleks ushtarak në jug të Alepos, ndaj të cilit më herët kontrollin e kishin marrë luftëtarët opozitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat