Luftëtarët e ISIS-it ikin nga qyteti i liruar të veshur si gra

Azia

Luftëtarët e ISIS-it ikin nga qyteti i liruar të veshur si gra

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:51
Ilustrim

Kryengritësit sirianë kanë burgosur disa nga luftëtarë të ISIS-it që kanë tentuar të ikin nga qyteti Manbixha të veshur si gra.

Terroristët në këtë qytet kanë pësuar humbje dhe atyre u është dhënë 48 orë afat ta lëshojnë vendin.

Meshkujt të veshur me hixhab(mbulesë myslimane) kanë tentuar që ta lëshojnë vendin pasi që kjo u është urdhëruar para dy ditësh.

Fotografitë e 13 meshkujve janë publikuar në rrjete sociale dhe ky rast nuk është i vetmi pasi që edhe më herët mediat kanë publikuar fotografi të luftëtarëve të ISIS-it që të veshur si gra kanë tentuar të ikin nga Siria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat