Varroset gazetari i vrarë bjellorus, Pavel Sheremet

Azia

Varroset gazetari i vrarë bjellorus, Pavel Sheremet

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 20:09
Homazhet per Pavel Sheremet në Kiev - 22 korrik

Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e gazetarit të njohur bjellorus, Pavel Sheremet i cili u vra nga një bombë e vendosur në veturën me të cilën udhëtonte drejt punës, më 20 korrik në Kiev.

Funerali është mbajtur në Kishën e Gjithë Shenjtorëve në qytetin e lindjes së Sheremetit, në Minsk, kryeqytetitn e Bjellorusisë.

Gazetari ndjerë, ka punuar për faqen e internetit, “Ukrayinska Pravda”. Ai ishte në veturë duke shkuar drejt një stacioni radioje ku e mbante një emision kur vetura shpërthen.

Vrasja e tij e ka tronditur komunitetin e mediave në Ukrainë, por edhe në Rusi dhe Bjellorusi.

44 vjeçari ka punuar më parë në Rusi dhe Bjellorusi, ku është përballur me presione nga autoritetet për shkak të raportimeve të tij.

Ministria e brendshme e Ukrainës ka thënë se eksplozivi është vendosur nën veturën e tij.

Më 22 korrik qindra njerëz kanë marrë pjesë në një ceremoni homazhi në kryeqytetin ukrainas, Kiev ku u vra gazetari.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat