Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Kinë

Azia

Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Kinë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:06
Vërshimet në Kinë

Të paktën 87 njerëz kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në Kinë, ndërsa mbi 16 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mediat kanë raportuar se 72 persona janë të vrarë, ndërsa 78 janë duke munguar në provincën veriore Hebei pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

 Afër 50 mijë shtëpi janë shembur, ndërsa përmbytjet u kanë shkaktuar dëme 8.6 milionë njerëzve, shkruan Reuters.

 Në provincën qendrore Henan, 15 njerëz janë vrarë, 8 të tjerë janë duke munguar, ndërsa erërat dhe stuhitë e forta kanë detyruar mbi 7 milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

 Nga përmbytjet në Kinë, vetëm gjatë verës janë vrarë mbi 200 njerëz.

 Nga vërshimet janë dëmtuar miliona hektarë, duke shkaktuar një humbje ekonomike prej 3 miliardë dollarësh.

 Banka Qendrore në një deklaratë për media ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje financiare për zonat e përmbytura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat