Pakistan: Ideologu i masakrës në shkollë është vrarë nga droni amerikan

Azia

Pakistan: Ideologu i masakrës në shkollë është vrarë nga droni amerikan

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 23:05
Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Ushtria e Pakistanit tha sot se ideologu i sulmit në vitin 2014 kundër një shkolle pakistaneze, me ç’rast u vranë afro 150 vetë, kryesisht fëmijë, është vrarë nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Zëdhënsëi i ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Asim Bajwa, më tutje tha se një gjeneral i ushtrisë amerikane kishte njoftuar për vrasjen e liderit taliban, Khalifa Umar Mansoor, gjatë një bisede telefonike me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneral Raheel Sharif.

Ai nuk ka specifikuar se kur dhe ku ka ndodhur sulmi.

Por, mediat pakistaneze kanë raportuar se sulmi kishte ndodhur këtë javë në pjesën lindore të Afganistanit, duke njoftuar se ishin vrarë disa militantë.

Mansoor, po ashtu, i njohur si Umar Naray dhe Khalid Khurasani, e kishte marrë përgjegjësinë për stërvitjen dhe dërgimin e ekipit vetëvrasës talibanë në shkollën në Peshavar.

Në këtë sulm ishin vrarë afro 150 vetë, prej tyre 144 fëmijë.

Mansoor e kishte planifikuar, po ashtu, edhe sulmin në një universitet në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në fillim të vitit 2016, nga i cili janë vrarë 21 studentë dhe mësimdhënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat