Vritet gazetari në Filipine, u qëllua me plumb në kokë para syve të gruas

Azia

Vritet gazetari në Filipine, u qëllua me plumb në kokë para syve të gruas

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Një sulmues i armatosur ka qëlluar dhe vrarë gazetarin që po shikonte televizorin në një dyqan në Filipine.

Hesus Malabanan, korrespondenti 59-vjeç i Manila Standard, ka ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital.

Sulmin e kanë kryer dy meshkuj në motoçikletë, ku njëri prej tyre hapi zjarri mbi gazetarin – duke e qëlluar me plumb në kokë, shkruan AP.

Mila, gruaja e gazetarit tha se po shikonin televizorin kur ndodhën të shtënat, sikurse pranoi që nuk e ka parë fytyrën e sulmuesit pasi ishte errësirë.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policia akoma është duke i kërkuar. Organizata të pavarura dhe gazetarë nga Filipine, kanë dënuar ashpër vrasjen.

Këtë e bëri edhe presidenti Rodrigo Duterte, i cili premtoi se do të arrestoj vrasësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat